Forcat e armatosura izraelite kanë urdhëruar evakuimin e civilëve palestinezë nga Rafahu lindor përpara operacionit të planifikuar në qytetin jugor të Gazës. Sipas BBC, rreth 100,000 njerëz po drejtohen të shkojnë drejt qyteteve me tenda në Khan Younis dhe Al Maëasi aty pranë.
Ushtria izraelite po përdor mesazhe me tekst, fletushka dhe media sociale për t’u thënë njerëzve të lëvizin. Një zëdhënës i ushtrisë tha se evakuimi ishte me shtrirje të kufizuar dhe do të ndodhte në një mënyrë graduale pasi planet të miratoheshin nga qeveria izraelite.
Zëdhënësi tha se operacioni ishte pjesë e përpjekjes për të çmontuar Hamasin, duke përmenduar sulmin me raketa të dielën pranë vendkalimit Kerem Shalom, ku u mbetën të vrarë tre ushtarë izraelitë.
Pas sulmit të Hamasit, Izraeli ka kryer disa sulme ajrore gjatë natës në Rafah. Shtatë muaj pas ofensivës së tij kundër Hamasit, Izraeli ka thënë se fitorja është e pamundur pa marrë qytetin.
Nisja e një ofensive të tillë ka shqetësuar fuqitë perëndimore pasi më shumë se një milion palestinezë janë zhvendosur në Rafah pas nisjes së luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit./abcnews.al