Mund të konsiderohet si një rikthim te fitoret me goleadë. “Të Kuqtë” e Liverpool kanë treguar edhe njëherë së në “Anfield” janë të frikshëm dhe këtë ia treguan skuadrës së Tottenham, teksa arritën t’i mundin këta të fundit, me rezultatin e thellë, 4 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të, të kampionatit anglez të futbollit.
Salah, Robertson, Gakpo e Harvey Elliot ishin decizivë në fitoren e djemve të Jurgen Klopp, me golat e tyre në minutat 16’, 45’, 50’ e 59’, ndërsa Richarlison e Heung-Min Sona mbajtën gjallë shpresat e Spurs, për një përmbysje të mundshme, por që në fund nuk arriti të ndodhte, duke i dhuruar “Të Kuqve” një fitore të madhe.
Falë kësaj fitoreje, Liverpool siguron përfundimisht një vend në fazën e grupeve të UEFA Champions League, gjë të cilën skuadra e Tottenham për fatin e keq të teknikut, Ange Postecoglou, nuk mund ta arrijë sidomos pas katër humbjeve radhazi të pësuara kohët e fundit, duke u pozicionuar deri më tani në vendin e 5-të, me 60 pikë, 7 më pak se skuadra e Aston Villa. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: