Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë festën e Pashkës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e të krishterëve, e cila simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit.
Në Korçë, qytetarët u mblodhën në katedralen “Ringjallja e Krishtit”, i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite. Metropoliti, në mesazhin e tij të mbajtur në shesh para besimtarëve, uroi që drita e pashkës të ndriçojë zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Ne Elbasan qytetaret u luten për më shumë paqe e shëndet.
Edhe në Gjirokastër, shumë besimtarë ortodoksë morën pjesë në meshën për ringjalljen e Krishtit. Ata ndezën qirinj për të çuar në shtëpi dritë si simboli i kësaj feste.
Besimtarët ortodoksë në Fier ndezën qirinj dhe festuan me fishekzjarrë.
Në Vlorë, mesha u drejtua nga At Konstandin Prifti ndërsa besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën. Mesha u mbajt edhe në kishën e Nartës, një nga zonat ku Pashkët kanë një vëmendje të veçantë nga besimtarët. Dhjetëra besimtarë të Nartës kanë mbërritur edhe nga Greqia për të festuar se bashku me të afërmit e tyre.
Festimet me rastin e Pashkës nuk munguan edhe në Durrës e Shkodër