Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite vret një familje në Libanin jugor

schedule14:51 - 5 Maj, 2024

schedule 14:51 - 5 Maj, 2024

Një zyrtar lokal në Libanin jugor tha se tre persona, një çift dhe fëmija i tyre, u vranë nga një sulm izraelit sot në fshatin Mays al-Jabal. Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit (ANI) raportoi se “tre civilë” u vranë dhe disa u plagosën nga sulmi izraelit.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, Hezbollahu libanez, një aleat i Hamasit palestinez, ka shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë me ushtrinë izraelite në kufirin libanezo-izraelit.

Ndërkohë, të paktën 34,683 palestinezë janë vrarë dhe 78,018 janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, njoftoi sot ministria e shëndetësisë në enklavë, e cila kontrollohet nga grupi islamik Hamas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!