Zhdukja e nënës me fëmijët e mitur/ Ergys Arrazi mohon dhunën: Nuk jam unë shkaktari i ndërmarrjes së një veprimi të tillë

schedule14:34 - 5 Maj, 2024

schedule 14:34 - 5 Maj, 2024

31 vjeçari Ergys Arrazi, pas marrjes në pyetje nga policia rreth ngjarjes, ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur.

“Marrëdhënia ime me bashkëshorten ka qenë normale dhe nuk jam unë shkaktari i ndërmarrjes së një veprimi të tillë”, mësohet të ketë thënë Ergys Arrazi para uniformave blu.

Më herët, policia njoftoi arrestimin e tij nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçares, që u gjet e mbytur.

Bazuar në hetimet e kryera , dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Policia tha se në trupin e të miturës që u gjet e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune./abcnews.al