Mohon dhunën ndaj gruas dhe tre fëmijëve, si reagoi Ergys Arrazi kur mori vesh se janë hedhur në lumë

schedule12:32 - 5 Maj, 2024

schedule 12:32 - 5 Maj, 2024

Ergys Arrazi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të mitur. Ai është treguar i ftohtë kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe tre fëmijët janë hedhur në lumë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se pas denoncimit për zhdukjen e tyre, ka qenë motra e gruas që ka thënë në polici për dhunën që ushtronte ai ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Mësohet gjithashtu se ai ka qenë i proceduar më herët për dhunë në familje./abcnews.al