Mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është penguar nga zhurma e lartë nga lokalet pranë Katedrales. Famullitari ortodoks i Shkodrës, At Nikolla Petani dëgjohet duke thënë se festën për ringjalljen e Krishtit e kanë nisur me një zhurmë të tillë por prapë do ta vazhdojnë lutjen.
“Festën e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht me një zhurmë të tillë. Ne do të vazhdojmë të lutemi dhe Zoti ju gëzoftë, më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht dhe jemi të gjithë së bashku po ne do të vazhdojmë të lutemi në qoftë se këmbanat tona nuk do të dëgjohen si është e drejta të dëgjohen, unë besoj se nuk ka vlerë të vazhdojmë që më tepër për ngjalljen e Zotit me muzikë dhe pa muzikë ne do ta bëjmë të gjithë së bashku, bekimin e Zotit”, tha At Nikolla Petani./abcnews.al

