VORË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një video nga takimi që ka zhvilluar me qytetarë të Vorës. Ai tha se falë punës së qeverisë, në Vorë qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 sot kanë marrë shtëpitë falas.
Me një video të ndarë në rrjetet sociale, Rama prezantoi siç i quajti vetë ai “tre demokratë të socializuar”, të cilët besojnë punën përtej ngjyrave politike.
“Jam këtu në Vorë, pasi kemi hap dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tiranës, por ama ku gjithë shtëpitë u dhanë dhe u morën falas, si pronë e patundshme e atyre që I preku tërmeti, dhe që shumica nuk besoni se nuk do shihni derë shtëpie tamam siç meriton emri shtëpi, më kanë mësy në derë tani demokratët e socializuar, që nga Mandi këtu. Çfarë na ke pas bërë oboooo. Domethënë i le iluzionet, tani vetëm faktet. Shumë mirë e ke. Ç’është kjo? Jam me këtë jam me atë, jo mor jo, jam me punën, mbaroj”, tha ai.
Ata morën kartat e anëtarësimit në PS, ndërsa falënderuan Ramën për punën e kryer në qytetin e Vorës./abcnews.al