HIMARË- Lufta ndaj kultivimit të kanabisit duhet të vijojë edhe gjatë vitit 2024, ndërsa prioritet mbetet nxjerra përfundimisht e shqipërisë si vend për kultivimin e drogës. Ministri Taulant Balla gjatë një takimi me drejtues të policisë , por edhe kryetarët e bashkise Vlore, Selenice dhe Himarë, deklaroi se këtë vit monitorimi nga ajri për zbulimin e parcelave të mbjella me kanabis por edhe ndërtimeve pa leje në bregdet do të behet me dronët bajraktarë.
“Kete vit duhet qe perfundimisht te heqim vendin nga harta e kultivimit te bimeve narkotike , Canabis. Gjate ketij viti dhe shume shpejt do te nise monitorimi nga ajri edhe me dronet bajraktar. Me qellim Jo vetem kultivimin e bimeve narkotike por edhe goditjen e mdertimeve pa leje. Nuk duhet te merremi me catite qe rregullohen Por ndertimet pa leje ne bregdet”
Sipas ministrit Balla, bashkëpunimi me Gurdia Di Finacën për monitorimin nga ajri do të vijojë edhe gjatë këtij viti dhe në të njëjtën kohë do të goditën grupet kriminale që operojnë në zonën e vlorës.
“Se bashku me Guardian kemi zhvilluar monitorime në të gjithë zonën të cilat padyshim do të intesifikohen. Ne do të vijojmë edhe për të mos lejuar që grupe që kanë funksionuar në Vlorë apo janë akoma të vijojnë duke i goditur ato. Lufta kundër kanabisit do të vijojë në të gjithë vendin.”/ abcnews.al