Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli përmes telefonit me Presidentin e SHBA Donald Trump të mërkurën dhe të dy liderët konfirmuan se do të takohen në Uashington, me 13 nëntor me ftesë të Trump, thanë zyrtarët turq.
Ndërkohë lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, përmes një postimi në twitter.
Trump shkruan se planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët.
Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, tre zyrtarë turq thanë se Erdogan mund ta ndërpresë vizitën si shenjë proteste të votave në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për të njohur vrasjet masive të armenëve një shekull më parë si “genocid” dhe të kërkojë sanksione ndaj Turqisë.
Sidoqoftë, zyrtarët të mërkurën thanë se vizita do të shkonte përpara dhe se të dy udhëheqësit kishin shkëmbyer mendime mbi çështjet bilaterale dhe zhvillimet rajonale gjatë telefonatës së tyre./abcnews.al