Vota e diasporës/ Lleshi: Të mos kemi ngërç institucional. Shyti: Emigrantët të ndikojnë te mënyra sesi do bëhet politika në Shqipëri

schedule20:36 - 2 Maj, 2024

schedule 20:36 - 2 Maj, 2024

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Austri, Arben Lleshi thotë se nuk duhet të ketë ngërç institucional mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e emigrantëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lleshi u shpreh se në këtë rast, parlamenti nuk po zbaton ligjin.

Ndërsa përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Gjermani, Elio Shyti deklaroi se emigrantët duhet të ndikojnë te mënyra sesi do bëhet politika në Shqipëri

Pjesë nga diskutimi

Arbër Lleshi: Ne duhet të shpresonim që të mos arrijmë në këtë ngërç të çuditshëm ku institucionet kushtetuese më të larta, parlamenti, Gjykata Kushtetuese, të kenë një konflikt të kësaj natyre me njëri-tjetrin. Do e ketë nëse parlamenti nuk bën atë që i takon të bëjë sipas kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese. Jemi në një pozitë ku institucioni nuk dëshiron, nuk pranon të zbatojë ligjin.

Elio Shyti: Kjo është ironia e gjithë kësaj. Ne, në disa probleme të tjera duhet të zbatojmë vendimet e gjykatave, kur vjen çështja për probleme të tjera si kjo e votës së diasporës, vendimi i gjykatës anashkalohet me 111 ditë deri tani. Problemi është se askush nuk ndihet. Çdo gjë ndodh me dyer të mbyllura. Është e vërtetë ajo që nuk pati reagim, pati një reagim tjetër. Donim një protestë paqësore, jo të dhunshme. Qëllimi jonë ishte të komunikonim. Unë nuk e ndaj dot nga pjesa e dëshirës dhe nga e drejta kushtetuese. Unë besoj se çdo formë, çdo mënyrë, sido që ta kesh dikush, ka të drejtë, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë ta bëjë këtë. Le të gjykojmë faktet e tjera. Shqiptarët në emigrim janë një nga popujt që investojnë më shumë në vendin e tyre. Emigrantët, jo vetëm kanë dëshirë të sjellin para por edhe të investojnë, të ndikojnë te mënyra sesi do bëhet politika në Shqipëri, duke i hequr të drejtën e votës, kjo është e pamundur. Dëshira këtu është më se e qartë. U tha që kishte diku te 14 mijë vullnetarë shqiptarë që kanë dhënë adresat, në rastin tim, nuk e kam marrë vesh që ka pasur regjistrim adresash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!