Jannik Sinner heq dorë nga ATP Madrid. Tenisti italian, që ka qenë padyshim më i spikaturi në këtë fillim viti, vuante nga një dëmtim në krahun e djathtë të shpinës dhe ka vendosur të heqë dorë nga turneu, për të mos përkeqësuar më shumë gjendjen.
Lajmin e dhanë fillimisht organizatorët e turneut, që thanë se Sinner nuk do të paraqitet këtë të enjte për sfidën çerekfinale ndaj Felix Auger-Aliassime, me këtë të fundit që kualifikohet automatikisht në gjysmëfinale të turneut.
Yannik ka shfaqur problem në shpatullën e djathtë dhe ka vendosur të tërhiqet nga turneu i Madridit, ndaj nuk do të zbresë në fushë për ndeshjen çerekfinale. Shërim të shpejtë Yannik”, thuhej në komunikatën e organizatorëve të ATP Madrid.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vetë tenistit italian, i cili tha se dhimbja e ka detyruar të marrë këtë vendim të trishtueshëm dhe se do të rikthehet shumë shpejt, për të tjera suksese.
“Është shumë e trishtueshme të tërhiqem para ndeshjes në turneun e Madridit, por dhimbja në shpatull bëhet gjithnjë e më e fortë dhe nuk dua që problem të përkeqësohet edhe më shumë. Në ditët e ardhshme do të bëj të tjera ekzaminime me mjekë specialist për të përcaktuar edhe mënyrën e rikuperimit, me qëllim që të rikthehem sa më shpejt”, shkroi Sinner./ h.ll/abcnews.al