Anëtarësimi në BE/ Krisafi optimist: Samiti i dhjetorit, mundësia që Shqipëria të hapë kapitujt

schedule13:49 - 1 Maj, 2024

schedule 13:49 - 1 Maj, 2024

Samiti i dhjetorit është mundësia që Shqipëria të hapë kapitujt. Kështu u shpreh eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Ledion Krisafi.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, ai tha se në Shqipëri ka një përpjekje për rijetëzim dhe se ka një vëmendje të kthyer nga BE drejt Ballkanit Perëndimor.

“Ka një përpjekje për të investuar në vendin tonë. Në Shqipëri ka përpjekje për rijëtëzim. Është një vëmendje e rikthyere  BE drejt Ballkanit. Por kjo duhet të ishte bërë para 10 vitesh dhe nëse do ishte bërë, situata do ishte ndryshe. Do kishte më shumë të ardhura. Ka një vëmendje të kthyer nga BE drejt Ballkanit Perëndimor.

Vetë BE po bë një lloj freskimi të vetës për të përballuar këtë anëtarësim të vendeve perëndimore. Nëse kjo bëhet , secila nga vendet ka ndikimin e vetë. Të dyja palët po shkojnë paralele dhe po mundohen të riafirmojnë veten e tyre.

BE ka disa samiti, nuk pres të ndodhë në qershor pasi ka zgjedhje në BE dhe duhen para rezultatet. Samiti i dhjetorit është më i mundshëm për hapjen e kapitujve. Pengesa më parë ka qenë vetoja e Greqisë për Fredi Belerin. Është krejtësisht realiste.”, tha ai. /abcnews.al