Më shumë para për Superioren, UEFA rrit bonusin për pjesëmarrjen në kupat e Evropës

schedule12:36 - 1 Maj, 2024

schedule 12:36 - 1 Maj, 2024

Prej vitesh tashmë, organi më i lartë qeverisës së botën e futbollit, UEFA ka krijuar një sistem nga ku klubet paguhen me kuota fikse për çdo raund në të cilin marrin pjesë në Champions, Europa e Conference League, megjithatë duket se do të ketë ndryshime teksa premio duket të ketë një vlerë më lartë këtë vit, duke u rritur nga 100 në 175 mijë euro për raund.

E shpjeguar shkurtimisht klubi që do të arrijë të triumfojë Superioren do të ketë të garantuar minimalisht, 1.1 milionë euro, nga prania e tij, në kompeticionev evropiane edhe nëse nuk arrin të kalojë asnjë tur, ndërsa skuadrat e tjera që e nisin direkt nga turi i parë i Conference League, kanë të garantuar minimalisht 325 mijë euro, edhe nëse eliminohen menjëherë.

Në edicionin e kaluar, klubi rekord për përfitimet ishte Partizani me 1 milionë e 410 mijë euro, me “Të kuqtë”, që asokohe drejtoheshin nga tekniku, Zoran Zekic arritën të kualifikoheshin deri në fazën “play off” të Conference League, duke u kualifikuar përballë klubeve nga Andorra dhe Letonia si Atletik Escaldes dhe Valmeira, ndërsa më pas u eliminua nga kazakët e Astana. /i.m /abcnews.al