Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të martë se nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshon urdhër-arreste kundër zyrtarëve të qeverisë për akuza të lidhura me luftën kundër Hamasit, do të ishte një “skandal me përmasa historike”.
“Mundësia e lëshimit të urdhërarresteve për krime lufte kundër komandantëve të IDF dhe zyrtarëve qeveritarë është një skandal me përmasa historike,” tha Netanyahu.
“Dua ta bëj të qartë një gjë: asnjë vendim, as në Hagë apo kudo tjetër, nuk do të përkulë vendosmërinë tonë për të arritur të gjitha qëllimet (ne kemi vendosur) në këtë luftë: lirimin e të gjithë pengjeve tanë, dominimin tonë total të Hamasit. dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”, nënvizoi kryeministri izraelit.
Izraeli nuk është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk e njeh juridiksionin e saj./abcnews.al