Veliaj në SPAK/ Frrok Çupi: Akt që drejtësia po funksionon. Hera e parë që një zyrtar paraqitet vetë për të dëshmuar

schedule17:57 - 30 Prill, 2024

schedule 17:57 - 30 Prill, 2024

Analisti Frrok Çupi, në intervistën për “Neësline”, komentoi gjithashtu edhe vizitën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të dëshmuar për inceneratorin e Tiranës. Ai tha se kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë paraqitet vetë për të dëshmuar, duke vënë në dispozicion dokumentet që disponon.

“Hera e parë që ndodh kjo që një zyrtar të paraqitet vetë për të dëshmuar, të ketë të gjithë dokumentacionet dhe t’i paraqesë para drejtësisë. Ajo që po shikojmë për së pari sot. Mos të harrojmë se paraqitja e Veliajt në SPAK mund ta marrësh si numrin dy të maxhorancës, dhe mendo sikur Jacques Chirac në kohën kur ishte kryebashkiak i Parisit të ishte paraqitur në Prokurori, gjë që e ka bërë jo vetëm një herë. Është akt moralizmi, entuziazmi për qytetarët që besojnë se drejtësia po funksionon.

Kjo do të ishte mangësi dhe problem për të vënë në pikëpyetje dhe për të thënë nëse duhej të protestohet para bashkisë apo jo. Fakti që sot shkoi para SPAK, dëshmon se individi ka të drejtë të jetë entuziast se ja ku është porta e drejtësisë”, tha analisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!