Fotoja që i kushtoi shtrenjtë, gjobitet djaloshi kosovar për një foto me Granit Xhakën

schedule17:25 - 30 Prill, 2024

schedule 17:25 - 30 Prill, 2024

2 mijë e 500 franga, kaq është gjobitur nga UEFA një 10-vjeçar nga Kosova, pasi bëri një selfie me Granit Xhakën.

Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.

Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka. Qëllimi i tij ishte t’ia marrë fanellën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por të paktën e bëri një foto me të.

Babai i të miturit tregoi se posta i ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.

Sejdaj tha se fotoja e djalit të tij me Xhakën mbetet një kujtim mjaft i mirë, dhe se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar./ h.ll/abcnews.al