“Po na masakroni!”, klubi i IPKO Superliga kundër FFK-së!

schedule18:29 - 6 Nëntor, 2019

schedule 18:29 - 6 Nëntor, 2019

Në Kosovë, po zhvillohet kampionati më i bukur deri më tani, pasi shumë skuadra janë në luftë për titull dhe diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla. Megjithatë, jo të gjitha gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur. Një nga ekipet e pakënaqura është Llapi, që në fundjavë, luajti kundër Ballkanit.

Kjo sfidë, u mbyll me rezultatin 1-1. Llapi po kryesonte deri në minutën e 72-të, madje shënoi dhe golin e dytë, i cili u anulua. Pikërisht për këtë gol, ka dhe shumë polemika, pasi pozicioni është i dyshimtë. Pasi kanë siguruar pamjet filmike, klubi i IPKO Superligës i ka kërkuar shpjegime Federatës së Futbollit të Kosovës, duke shkruar:

“FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT

Shikojeni se si i anulohet Llapit goli i pastër i shënuar nga Sebino Plaku. Pamjet në këtë video pasqyrojnë qartë se si gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti e ‘masakroi’ Llapin me këtë gol të anuluar.

Anësori pasi sheh që topi hyn në rrjetë pas 20 sekondave, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastër, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje.

Është gjynah se si po humbet mundi i donatorëve dhe djersa e futbollistëve në fushë, kur FFK delegon gjyqtarët e këtij rangu si Gzim Mehmeti me këso tendenca të qarta po na dëmtojnë qëllimisht dhe po na pengojnë në rrugën tonë drejt kreut të tabelës”./abcnews.al