Siguria në Ballkan/ “Destabilizimi është qëllimi i Putinit”, Demiraj: SHBA i ka dërguar sinjal të qartë Vuçiçit, nëse gabon…

schedule08:30 - 30 Prill, 2024

schedule 08:30 - 30 Prill, 2024

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, koloneli Dritan Demiraj, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur tek lufta në Izrael dhe situatë në Gaza.

Gjithashtu Demiraj u ndal edhe tek marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Izraeli është në një presion shumë të madh. Benjamin Netanyahu ka ofruar një paqe 40 ditore dhe shtimin disa fish të ndihma humanitare dhe për lirimin e pengjeve. Ndërsa Hamasi po përpiqet të realizojë një ‘marrëveshje’ me Izraelin që të arrijë një armëpushim të menjëhershëm”, u shpreh Demiraj.

Sa i përket situatës së sigurisë në Ballkan, Demiraj nënvizoi se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin ka qenë që të destabilizojë Ballkanin.

Sipas tij, SHBA ka dërguar sinjal të fortë dhe nëse presidenti serb do të bëjë gabimin më të vogël do të jetë ndër personat që do të sanksionohet.

“Kjo është vijimësia e dështimeve të misioneve strategjike që ka pasur Vucic bashke me Dacic sepse u mbështetën tek diplomacia e Federatës Ruse. Por BE është tjetër dhe Federata Ruse dhe Kina nuk kanë fuqi të vendosin veto. SHBA ka dërguar një sinjal shumë të fortë, që të mos guxojë sepse planet e Putinin kanë qenë që të destabilizohet në një moment të caktuar. Duket qartë që Vucic e kishte marrë një vendim, por unë kam informacion që nuk do të guxojë”, theksoi ai, duke shtuar se “nëse Vucic do të bëjë gabimin më të vogël do të jetë ndër personat që do të sanksionohet.

/abcnews.al/