“Këto muaj do publikohen gjëra të mëdha”, paralajmëron Karamuço: Po hapen çështje të reja për…

schedule22:58 - 29 Prill, 2024

schedule 22:58 - 29 Prill, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi në emisionin “360 gradë” në ABC News në lidhje me spekulimet e ditëve të fundit se një politikan i lartë në vend pritet të arrestohet.

“Nesër është afati ku gjykata duhet të shprehet për një politikan të lartë nëse do t’i bllokojë pasaportën apo do ta çojë në paraburgim. Di që ka hetime. Nuk mund të aludojmë me emra. ”, tha ai.

Ai paralajmëroi se së shpejti pritet të japen edhe hetime për politikanë të tjerë.

“Po hapen çështje të tjera për disa politikanë. Po dalin pasuri të tjera. Do ta dëgjoni se çdo të ndodhë këto muaj kur të dalin gjëra më të mëdha.“, tha Karamuço.

Ndërkohë, gazetarja Anduena Llabani tha se së shpejti do të ketë arrest në burg apo shtëpiak për politikanë të lartë.

“Do të ketë masa sigurimi në burg dhe arrest shtëpie për politikanë të lartë shumë shpejt. Nuk mundet që një politikan, si Meta që të dalë…Ka një arsye për të cilën Meta bërtet, i drejtohet Dumanit, që Meta dhe kryemadhi bëjnë divorcit politik.”, u shpreh mes të tjerash gazetarja Llabani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!