Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër/ Karamuço “zbërthen” lëvizjet e autorit: Ka bërë një ecje të inskenuar

schedule22:28 - 29 Prill, 2024

schedule 22:28 - 29 Prill, 2024

Një ditë më parë, një person i paidentifikuar vuri një sasi tritoli në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. ABC News publikoi më herët pamjet nga momenti ku autori, i veshur me një xhup të zi, maskë dhe doreza të bardha, afrohet pranë banesës së gjyqtarit, vendos tritolin dhe më pas largohet.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, zbërtheu lëvizjet e autorit. Ai tha se autori ka tentuar që të bëjë një ecje të inskenuar për t’u dukur si një person tjetër. Një tjetër detaj është veshja në pjesën e sipërme të trupit për të krijuar idenë si më i shëndoshë.

“Në manualet tona ka 25 lloje ecjesh. Kjo është një ecje e çrregullt por të maskuar deri diku. Megjithatë, struktura e trupit të tij, do t’i ngjajë një peshe, madhësie ose strukture tjetër. Personi ka dashur të shfaqet më i shëndoshë seç duket. Pjesa e sipërme e veshjes është në disproporcion me pjesën e poshtme. Ka një deformim të gjurit të majtë në hedhjen e këmbës, që atë s’e maskon dot. Për shkak të kësaj, në ecjen e tij, shikohet se kur të kapet një person i dyshuar, këpucët e tij, sidomos e majta në pjesën e  thembrës, do të jetë e ngrënë nga pjesa e brendshme. Nuk mund të jetë thjesht këpuca që ka pasur në vendngjarje por edhe këpucët që ai vesh vazhdimisht.

Tjetra, kur është larguar. E di që ka kamerë, ka ulur kokën dhe ka ngritur krahut për t’u dukur si një peshë e rëndë. Këtë ecjen e ka të inskenuar. Ka lënë një peshë eksplozivi tritor 150 gramë, e ka bërë me fitil. Kur vjen për të vënë eksplozivin, kallëpin e ka në pjesën e  xhupit mbrapa. Ajo që ka ndodhur sot është që e gjithë policia e Shkodrës me në krye drejtorin, ka vajtur dhe po shikon të gjitha kamerat e të gjithë qytetit dhe meraku i madh i shpejtësisë së kësaj, është se Shkodra ka një problem se ato kamera që ngelën pa u hequr, ka një server me memorie shumë të vogël.“, u shpreh Karamuço. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!