Kuvendi në seancë plenare/ E parashikuar për zgjedhësit, kryefjalë debati për emisionin në RAI 3

schedule17:45 - 29 Prill, 2024

schedule 17:45 - 29 Prill, 2024

Ka nisur seanca seanca plenare në Kuvend, e cila ka në rend dite diskutimet në lidhje me problematikat që deputetët kanë hasur gjatë takimeve me qytetarët në zonat e tyre elektorale për “Javën e Gjelbër”.

Por, siç raporton gazetarja Esiona Konomi, deri më tani po flitet për zhurmën që ka shkaktuar dokumentari i transmetuar nga televizioni italian RAI 3 në lidhje me Shqipërinë dhe marrëveshjen për emigrantët.

“Presupozohet që javën e shkuar të kenë takuar komunitetin dhe të kenë marrë problemet dhe t’ia sjellë Kuvendit. Por siç ndodh gjithmonë, kjo seancë përdoret për retorikë politike. Deri tani kanë folur në asnjë rast për ndonjë problematikë por janë duke bërë betejën e përditshme politike. Kryefjalë është emisioni i transmetuar nga RAI 3, një dokumentar kritik për Shqipërinë dhe që përfshiu në replika me median italiane kryeministrin Rama javën e shkuar, për të cilën opozita kërkon një interpelancë me kryeministrin sot. Ai nuk është paraqitur dhe kjo për Gazmend Bardhin, i cili foli në seancë plenare, është një fshehje e kryeministrit nga opozita. Opozita kërkon ta bëjë përgjegjës kryeministrin se pse ka ndërhyrë duke telefonuar drejtues të televizionit italian për të kërkuar ndërrim apo ndërhyrje të materialit të transmetuar. Ndërkohë, që ka marrë përgjigje nga Spiropali”, tha mes të tjerash gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!