Irani nuk ka përdorur ende armë të sofistikuara kundër Izraelit. Këtë e tha sot në Damask ambasadori iranian në Siri, Hossein Akbari, duke folur për mediat siriane.
“Është e sigurt se ne do t’i përgjigjemi çdo agresioni të armikut… dhe në çdo rast deri më tani nuk kemi përdorur armët tona të sofistikuara”, tha Akbari.
Irani sulmoi me dronë dhe raketa si kundërpërgjigje ndaj sulmit në një kompleks konsullor iranian në Damask, ku u vranë 12 persona.
Pas këtij sulmi, Forcat Ajrore izraelite kryen një sulm kundër objekteve ushtarake iraniane në zonën e Isfahanit./abcnews.al