Në Filipine për shkak të parashikimeve rekorde të nxehtësisë është vendosur që mësimi në shkollat publike të mbahet online për dy ditë.
Sipas Zyrës Meteorologjike të Filipineve (PAGASA), temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë celsius në tre ditët në vijim dhe temperatura e ndjerë pritet të mbetet në nivelin rekord prej 45 gradë celsius.
Më tej theksohet se temperatura është në intervalin e klasifikuar si “e rrezikshme” pasi mund të shkaktojë “goditje të nxehtësisë” në rast të ekspozimit për një kohë të gjatë.
Pas shpalljes së parashikimit të temperaturës rekorde, Ministria e Arsimit e Filipineve udhëzoi shkollat publike të kalojnë në mësimin online për dy ditë, me arsyetimin se klasat mund të jenë të stërmbushura dhe se shumica e tyre nuk kanë klimatizim.