Të paktën 42 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së digës, me autoritetet që kanë paralajmëruar që numri mund të rritet. Fotot e postuara në llogaritë e platformës X të mediave keniane, Kryqit të Kuq të Kenias dhe agjencisë së autostradave tregojnë pasojat e përmbytjeve.
Shifrat e qeverisë tregojnë se 76 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 131,000 janë zhvendosur që nga e shtuna. Përmbytjet kanë shkatërruar rrugë dhe ura në të gjithë vendin.
Afrika Lindore u godit nga përmbytje rekord gjatë periudhës së fundit të shirave të dendur në fund të vitit 2023. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton ngjarje më intensive dhe më të shpeshta të motit ekstrem.
42 Killed Following Kenya Dam Bursthttps://t.co/6XHMKtV6Yy pic.twitter.com/tyIwtgw9Go
— Channels Television (@channelstv) April 29, 2024
/abcnews.al