Sherr mes të rinjsh në Elbasan/ Dhunuan 16-vjeçarin, procedohen tre persona

schedule16:53 - 28 Prill, 2024

schedule 16:53 - 28 Prill, 2024

Tre të rinj, të moshave 19-21 vjeç, kanë dhunuar duke goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës jashtë ambienteve të një lokali.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e moshave 19 deri 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.