Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas, por edhe të huaj.
Këtë fundjavë, ky sport ujor bëri bashkë një numër të lartë të apasionuarish vendas dhe nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët lundruan me kajak në lumin e Valbonës.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga Festivali i Kajakëve, që u zhvillua në 26-28 prill në lumin e Valbonës.
“Festivali i Kajakëve në Lumin e Valbonës ka mbledhur në Tropojë për 3 ditë 26-28 Prill, të apasionuar nga Shqipëria, Kosova, Italia, Bullgaria, Austria dhe Gjermania”, shkruan Rama.