12 persona u arrestuan në Greqi, mes të cilëve një shqiptar, nën akuzën e shitjes së drogës pranë shkollave të Patrës. Mediat greke raportojnë se në mesin e të arrestuarve janë katër nxënës të mitur. Të akuzuarit përdorin të miturit dhe i detyronin t’u shisnin drogë shokëve të klasës.
Të premten, kur shkollat u mbyllën për festat e Pashkëve, policët bastisën një kompleks shkollor pranë sheshit Marouda dhe zbuluan magazinat që përdoreshin për drogën. Aty u gjetën drogë të llojit kokainë, kanabis dhe ekstazi dhe peshore precize.
Më pas u arrestuan 12 të përfshirët, ndaj të cilëve u ngrit një dosje për organizim kriminal dhe trafik droge, si dhe gjashtë prindër të të miturve që akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes./abcnews.al


