Protesta e dhunshme para bashkisë, arrestohet 31 vjeçari, procedohet një tjetër

schedule09:50 - 27 Prill, 2024

schedule 09:50 - 27 Prill, 2024

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia për protestën e së premtes para bashkisë në Tiranë, ku u hodhën lëndë piroteknike dhe molotov.

Maringlen Hysenaj nga Laçi akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu nën hetim është vënë një 61 vjeçar nga Tirana për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Kjo ishte e katërta herë në disa javë që protestues të thirrur nga Berisha dhe Meta dhunojnë me zjarr e molotov bashkinë, ndërsa protestojnë duke kërkuar largimin e kryetarit.

Në vijën e parë të protestuesve të dhunshëm ishin eksponentë drejtues te të Rithemelimit, si Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe Klevis Balliu, por edhe të Partisë së Lirisë, si Tedi Blushi, e Endrit Braimllari, i cili vetëm një javë më parë dha dorëheqjen si nënkryetari i partisë pas përplasjeve me Ilir Metën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!