Profesionistët e lirë vijojnë të kundërshtojnë ligjin e tatimit mbi të ardhurat. Deputetja demokrate Jorida Tabaku mblodhi në kryesinë e Kuvendit grupet e interesit ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar padinë dhe pret të tjera argumente deri në 21 maj.
Eksperti kontabël Sotiraq Dhamo, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për tatimin e tatimin e profesionistëve të lirë.
Ai u shpreh se është shqetësuese trajtimi i të ardhurave të biznesit profesional.
“Shqetësimet i ndajmë në dy faza, një është hartimi i ligjit. E dyta është vendosja e tatimit ndryshe nga pjesa tjetër e bizneseve. Te aplikimi shqetësimi konkret është mënyra si është aplikuar parapagimi. Mënyra e vendosur është sikur pritej që të vendosej ky tatim. Të goditej kjo pjesë e shoqërisë.”, tha ai. /abcnews.al