Dëmtimi në shpatull, Mavraj “e bën lëmsh” me fotot!

schedule14:07 - 6 Nëntor, 2019

schedule 14:07 - 6 Nëntor, 2019

Mërgim Mavraj ka rezistuar deri në fund në ndeshjen që Greuther Furth ka fituar në shtëpi me Darmstad. Kapiteni i kombëtares u dëmtua në shpatull dhe tre herë mbrojtësi refuzoi të zëvendësohej.

Mediat në Gjermani raportojnë se Mavraj është dëmtuar në ligamentet e nyjeve të shpatullave, ndërkohë që lajmi i mirë është se Martin Meichelbeck, kreu i stafit mjekësor, pret që lojtari i kombëtares shqiptare të shmangë operacionin, pasi ka vetëm një tendosje.

Ekziston mundësia që me terapi intensive Mavraj të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Sandhausen. Gjatë këtyre ditëve do të shikohet me kujdes gjendja e 33-vjeçarit, i cili nëse luan në fundjavë do të qetësonte edhe trajnerin Edoardo Reja para ndeshjeve me Andorrën dhe Francën.

Gjithsesi një foto e Mavrajt, e hedhur në rrjetet sociale, të bëjnë të dyshosh mbi shkallën e dëmtimit të tij dhe për praninë në kombëtare në dy sfidat e muajit nëntor.  /abcnews.al

Postimi i Mërgim Mavrajt në rrjetet sociale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!