Ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për ndërhyrjen e qeverisë së Albin Kurtit në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën ditën e djeshme në RMV.
“Shpresoj që intervenimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes së së dinamikave politike”, u shpreh Osmani në lidhje me spekulimet se Kurti arriti të përçajë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian.
Bashkimi në Frontin Evropian është i treti për shqiptarët. pas ’91, 2001 tani është ky. Unë shpresoj që intervimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes dinamikave për shkak se indirekt ka fuqizuar rolin e atyre që duan të pengojnë integrimin e vendit.
Besoj se nuk kanë qenë të vetëdijshme për pasojat indirekte të këyre kalkulimeve poltike dhe mesazhi që u është dhënë dje do u bëjë me dije se cfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.”, u shpreh Osamni. /abcnews.al