Nëse gjermanët janë të zhgënjyer nga qeverisja, ky nuk duhet të shërbejë si një justifikim për të mbështetur ekstremin e djathtë dhe urrejtjen që promovon kjo lëvizje politike. Kështu komenton suksesin elektoral të Alternativës për Gjermaninë, kancelarja gjermane Merkel.
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel, duke komentuar suskeset elektorale të ekstremistëve të djathtë të AFD-së, Alternativës për Gjermaninë, u shoreh se një zhgënjim nuk mund të justifikojë mbështetjen për urrejtjen apo dhunën.
Ajo theksoi se dhe nëse gjermanët nuk janë të kënaqur me transportin public, shërbimin mjekësor apo vendimet e qeverisë, nuk mund t’I drejtohen urrejtjes apo përcmimit për personat e tjerë.
Në një intervistë për të përjavshmen Der Shpigel ajo shtoi se nuk mund të ketë tolerancë përballë sjelljeve ksenofobe, anti semite dhe neonaziste. Kancelarja gjermane pranoi se për gjermanë në linje, të një moshe të caktuar, jeta është bërë më e lirë por jo më e lehtë.
Pranë rajoneve që kanë sukses ekonomiko social ka dhe rajone ku fshatrat janë të boshatisur pasi të rinjtë dhe fëmijët shkjonë në perëndim, theksoi ajo duke iu referuar emigracionit të brendshëm në gjermani.
Por ajo nuk u shpreh e shqetësuar për rritjen e papritur të AFD-së dukë thënë se meqënëse të gjithë jetojnë në liri kanë të drejtë të shprehen dhe të votojnë.
Një javë më parë në Dresden u shpall gjendja e jashtëzakonshme neonaziste, në qytetin ku dhe u krijua lëvizja islamofobe Pegida. Lideri i saj, i cili dha dorëheqjen më vonë, u fotografua i maskuar si Hitleri./abcnews.al