VMRO, Meta thërret: Fitore/ Ish-Presidenti i Shqipërisë, entuziast për rezultatin e ish-partisë së Gruevskit

schedule15:15 - 25 Prill, 2024

schedule 15:15 - 25 Prill, 2024

Ish-Presidenti Ilir Meta nuk shprehu asnjë koment për shqiptarët që garuan në zgjedhjet Presidenciale, në Maqedoninë e Veriut. Ishin dy kandidatë shqiptarë, një prej tyre Bujar Osmani, i Frontit Europian, që udhëhiqet nga BDI-ja e Ali Ahmetit. Por përtej tyre, të gjithë entuziazmin kreu i Partisë së Lirisë, e shprehu për kandidaten e opozitës atje, e VRMO-DPMNE-së, e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevskit, Gordana Davkova.

“Rezultati i djeshëm në Maqedoni tregoi qartë se rikthimi i tyre do i jap një dimension tjetër edhe më të lartë, atij modeli, që edhe ne duhet ta ndjekim duke e përshtatur me kushtet tona”

Meta shprehet i bindur që fitorja e candidates së VRMO-DPMNE-s, do të jetë edhe më e mardhe në raudin final në maj. Nën shembullin e zhvillimeve që ndodhën në shtetin fqinj, Ilir Meta që po përgatit ringritjen e partisë së tij, thotë se duhet të organizohet edhe PD-ja e Rithemelimit, për të qenë alternativë në zgjedhjet e 2025.

“Ndryshimet do të jenë shumë të shpejta, ndyshimi do të jetë shumë i fortë. Ndryshimi që ndodhi dje në Maqedoni dhe që do të konkrezitohet edhe më fuqishëm në dy javët që vjijne,  është mesazh i qartë i popujve të rajonit tonë se nuk pranojnë skenarë shpopullimi dhe defaktozimit për qëllime mafioze të kujdo-qoftë në botë”

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë në këto javë zgjedhjesh në Maqedoninë e Veriut, që Ilir Meta del hapur pro VMRO-DPMNE-s. Rreth dy javë më parë ish-presidenti zhvilloi një takim me pasardhësin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, kreun e VRMO-DMNE, Hristo Mickovskit./abcnews.al