Napoli nuk po kalon një periudhë të mirë kohët e fundit. Pas humbjes me Romë-n, napoletanët barazuan në ‘Sao Paolo’ 1-1 me Red Bull Salzburg në Champions League. Trajneri Ancelotti u largua i irrituar nga stadiumi duke mos u prononcuar për mediat pas ndeshjes. Lojtarët nuk e respektuan vendimin e presidentit Laurentiis për qëndrimin në kampin stërvitor, duke shkaktuar një kaos total në ekip.
Trajneri italian, duke parë dhe situatën jo të mirë, po tundohet për një eksperiencë të re në Argjentinë. Sipas ‘Fox Sports’ italianin po e kërkon ekipi i Boca Junior-s. Klubi legjendar për momentin ndodhet në vendin e 4 në renditje dhe e kërkon Ancelottin që nga janari i vitit 2020.
Carlo Ancelotti është në kontratë me Napolin deri në fundin e këtij sezoni. Ofertat nuk mungojnë, ku e fundit vjen nga Argjentina. Italiani ka fituar gjithçka në Itali, Angli, Francë dhe Spanjë dhe mund ta bëjë të njëjtën gjë dhe përtej oqeanit, ku do të gjente edhe Daniele De Rossin. /abcnews.al