Protestat kundër luftës në Gaza janë përhapur nga universiteti Kolumbia dhe Yale në universitete të tjera amerikane. Kolumbia ka anuluar mësimin në auditorë, dhjetëra protestues u arrestuan në Universitetin Yale e Nju Jorkut.
Disa nga universitetet më prestigjioze amerikane u përpoqën të qetësojnë tensionin në kampuset universitare të krijuara për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.
Demonstratat dhe debatet e nxehta rreth luftës Izrael-Gaza dhe lirisë së fjalës kanë tronditur kampuset e SHBA-së që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Videot nga Universiteti i Teksasit (UT Austin) tregojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Mbi 130 demonstrues pro-palestinezë u arrestuan.
Krahas demonstratave në këto universitete elitare amerikane, protesta pro-palestinezëve pati edhe në kampuse të tjera, përfshirë në Universitetin e Miçiganit dhe në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit.
Protestat i kanë kthyer studentët kundra njëri-tjetrit. Studentët pro-palestinezëve kërkojnë që universitetet e tyre të dënojnë sulmin e Izraelit në Gazë dhe të tërhiqen nga përfshirja me kompanitë që shesin armë për Izraelin.
/abcnews.al