“Kemi nevojë për paqe”, eurodeputeti sllovak lëshon një pëllumb gjatë seancës në Parlamentin Europian

schedule09:24 - 25 Prill, 2024

schedule 09:24 - 25 Prill, 2024

Veprimi i një eurodeputeti sllovak Miroslav Radacovksi ka shkaktuar reagime të shumta në seancën e Parlamentit Europian. Ai kishte marrë me vetë një pëllumb duke e lënë më pas të lirë të fluturojë gjatë fjalimit të tij.

Eurodeputeti sllovak, i cili kryeson Partinë Patriotike të Sllovakisë së krahut të djathtë, argumentoi se lëvizja e tij ishte një thirrje për paqen në botë.

“Uroj që e gjithë bota, rusët dhe ukrainasit, të kenë paqe. Do të doja ta lëshoja këtë pëllumb si simbol të paqes, për të simbolizuar se Europa ka nevojë për paqe. Ky pëllumb le të bëhet simbol i unitetit”, tha Radachovski.

Lëvizja e eurodeputetit sllovak, megjithatë, shkaktoi një reagim nga Caroline Rouge, duke akuzuar Radacovskin për përdorimin e një shpendi të gjallë kundër rregullave të Parlamentit Europian.

“Është një veprim krejtësisht i papranueshëm”, tha eurodeputetja franceze, ndërsa një tjetër anëtar i Parlamentit Evropian e pyeti me ironi Radachowski-n: “tani a mund ta kapësh?”.

“Shpresojmë që pëllumbi të jetë mirë”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Jean-Christophe Ottien, i cili njoftoi se incidenti do t’i raportohej presidentes Roberta Metzola.

/abcnews.al