Humb “kandidati i Kurtit”/ Bujar Osmani mund Arben Taravarin me gati 40 mijë vota

schedule23:18 - 24 Prill, 2024

schedule 23:18 - 24 Prill, 2024

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut shprehën vullnetin e tyre në zgjedhtë presidenciale për të treguar mbështetjen për kandidatin e tyre të “preferuar”.

Për shkak se shqiptarët dolën të përçarë në këto proces ata kishin dy alternativa: Bujar Osmanin nga koalicioni “Fronti Europian” nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga koalicioni “Vlen”.

Ky i fundit ishte kandidati i mbështetur nga Kryeministri Kosovës, Albin Kurti. Në garën presidenciale, “kandidati i Kurtit” humbi me rreth 40 mijë vota ndaj Bujar Osmanit të koalicionit të Ali Ahmetit.

Në këtë mënyrë Albin Kurti regjistroi një tjetër disfate te ambicieve te tij për të qenë lider i shqiptarëve në Ballkan. Një tjetër humbje pas dështimit  për “lidership” në Shqipëri në vitin 2021.

Por si erdhi përçarja e shqiptarëve në këto zgjedhje. Vetëm disa dita para procesit zgjedhor Arben Taravari zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këshillat e këtij të fundit e shtyn Taravarin t’i bashkohet koalicionin opozitar Vlen. Mirëpo kandidati i Kurtit dështoi të siguronte mbështetjen shqiptarëve.

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova,  kryeson bindshëm në garën për postin e presidentit.

Sipas rezultateve të publikuara nga 59 për qind e vendvotimeve, Silanovska-Davkova, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %. Ajo ishte kandidate e VMRO-së për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave.

Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më shumë vota.  Në rundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.