NBA/ Doncic shkëlqen, Dallas fiton, Mavericks i falen 32 pikëve të sllovenit ndaj Clippers

schedule17:36 - 24 Prill, 2024

schedule 17:36 - 24 Prill, 2024

Efekti fushë që kishte vendosur sfidat e para në “play off”-in e NBA është fshirë në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan. Dy fitore në transfertë dhe një konfirmim në tre përballje, ku si gjithmonë spektakli nuk mungoi.

Dallas barazoi 1-1 serinë, duke triumfuar në fushën e Los Angeles Clippers me vetëm tri pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 93-96. Në versionin “MVP”, Luka Doncic bëri diferencën në fitoren e Mavericks. Basketbollisti slloven iu afrua dy shifrave dopjo me 32 pikë dhe 9 asist. Nuk qëndroi në hije as Kyrie Irving që i shtoi edhe 23 pikë të tjera suksesit të Dallas, që do të kërkojë përmbysjen e serisë në dy ndeshjet e ardhshme që do të luajë në shtëpi.

Goditja tjetër në transfertë erdhi nga Indiana, që kaloi Milwuakee me rezultatin 108-125. Një fitore e rëndësishme për “Pacers” që gjithashtu barazuan 1-1 serinë e “play-off”. Më i miri në parket ishte Pascal Siakam. Me dy shifra dopjo, 37 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë, ai vendosi suksesin e Indiana. Sërish pa Giannis Antentokoumpo, Bucks provuan të evitojnë humbjen, por një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Damian Lillard me 34 pikë, nuk ishte e mjaftueshme. Dy sfidat e ardhshme mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohen në Mineapolis, ku Indiana do të ketë favorin e fushës.

Nuk kishte surpriza në sfidën tjetër të mbrëmjes, ku Minnesota thelloi në 2-0 serinë kundër Phoenix. “Timberwolves” imponuan rezultatin 105-93 në një mbrëmje të keqe për Anthony Edwards. Vetëm 15 pikë për “yllin” vendas, por paraqitjen e tij të dobët e mbuloi MekDaniels si shënuesi më I mirë me 25 pikë. Për t’u harruar edhe ndeshja e Kevin Durant me vetëm 18 pikë për Phoenix, që dyhet të ndryshojë marsh në dy sfidat e ardhshme që do të luajë përpara tifozëve të tij. /i.m /abcnews.al