Rokadë në krye të Grupit E në Champions League. Liverpool ka marrë kreun e këtij grupi pas fitores 2-1 kundër Genk, një sfidë që ishte shumë më e vështirë se sa ishte parashikuar për të kuqtë e Jurgen Klopp. Ishte Wijnaldum që kaloi në avantazh ekipin anglez në minutën e 12-të, por Samata barazoi në të 41-ën.
Chamberlain do t’i jepte fitoren Liverpoolit në pjesën e dytë, me një gol shumë të bukur me të majtën. Në takimin tjetër të Grupit E, Napoli është ndalur në barazim 1-1 kundër Salzburg. Haaland shënoi golin e tij të shtatë në këtë sezon në Champions League, duke kaluar në avantazh Salzburgun, megjithatë, djemtë e Ancelotitt do të barazonin me Lozanon në minutën e 44-ët.
Pas katër ndeshjesh, situata në Grupin E është e tillë: Liverpool kryeson në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Napoli zbret në vend të dytë me 8 pikë. Salzburg ka katër pikë në vend të tretë, ndërsa Genk renditet në pozitën e fundit me vetëm një pikë!/abcnews.al
UEFA Champions League, Grupi E
Liverpool – Genk 2-1
Wijnaldum 12′, Chamberlain 53′ / Samata 41′
Napoli – Salzburg 1-1
Lozano 44′ / Haaland 11′