I ftuar në emisionin “Provokacija” biznesmeni shqiptar, Besnik Leskaj u shpreh se sipërmarrësit janë më të fokusuar tek ngarkesa e përditshme e biznesit.
“Ka raporte, ku egziston një pjesë e ekonomisë gri, joformale. Kush është i deklaruar është më lëhtësisht i evidentueshëm dhe i taksueshëm”, Leskaj gjithashtu theksoi se bizneset e padeklaruara janë një shqetësim, bëjnë një konkurencë të pandershme.
“Pjesa më e rëndësishme për sipërmmarrësit ka të bëjë me siguritë dhë garancitë”, nësë nuk ka një pushtet gjygjësor atëhërë nuk kemi ku të adresohemi”, tha Leskaj.
Më tej Besnik Leskaj u ndal te reforma në drejtësi, e cila sipas tij ka një shpresë për ndryshim.
Ku duhet të fokusohet biznesi shqiptar? Leskaj shpjegon se nëse i drejtohemi tregjeve Evropiane apo rajonale do të jemi më të pavarur. Nuk do të kishte biznese nëse nuk do të kishte sipërmarrës vizionar. Tradicionalisht në Shqipëri biznsmenët më të sukseshëm i kemi parë në sektorin e ndërtimit, por kohët e fundit kjo po ndryshon. Po shohim që sektori i shërbimeve po bëhet shumë i rëndësishëm, duke u kthyer në një histori suksesi”, u shpreh biznesmeni.
“Situata e përgjithshme ekonomike ndikon në ikjen e njerëzve, të rinjve. Ky fenomen është një trend i frikshëm rajonal. Duhet të krijojmë kushtet që të ndikojnë në përmirësimin e jetesës në Shqipëri”, tha Leskaj.
Leskaj bën një analizë të thjeshtë se si mund të kemi një zhvillim sa më të lartë. Sipas tij për të pasur arritje dhe rezultate në sektorin e bizneseve duhet ti kushtojmë më shumë rëndësi shërbimeve.
“Nëse ne investojmë në sektorin e shërbimeve do të këtë përfitime më të larta për shoqërinë”, tha Leskaj. Biznesmeni ka komentuar edhe tregun e investimeve të huaja duke shpjeguar se duhen gjetur elementët bindës për investitorët e huaj, duke u fokusuar tek turzimi apo sektori i energjive të rinovueshme. Ndërkohë ideja e dyfishimit të pagave për biznesmenin është një ide që mund të arrihet, duhet të mësohemi që ta vlerësojmë punën e tjetrit, tha ndër të tjera biznesmeni Besnik Leskaj./abcnews.al