Mediat spanjolle njoftojnë arrestimin e dy shqiptarëve, të cilët u kapën me dy plantacione marijuanë, pesha e të cilave ishte 50kg.
Të arrestuarit kishin fshehur plantacionin brenda një ndërtese në komunën e Tarragones në Roda de Bara. Autoritet spanjolle bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve ka tentuar ti shpëtojë policisë duke u larguar me makinë. Tenativë e cila ka dështuar sepse është përplasur me disa automjete zyrtare të Gardës Civile.
Forcat e policisë sekuestruan në ndërtesë edhe 9 kg boçe të thara të marijuanës gati për t’u shitur, një armë dhe një jelek antiplumb. Dy të arrestuarit, të moshës 30 dhe 32 vjeç, kanë hyrë në burg me urdhër të gjykatësit. Mbi shqiptarët rëndon edhe akuza për vjedhje të energjisë elektrikë, armëmbajtje pa leje, krijimin e një grupi kriminal dhe sulm ndaj një agjenti të policisë. Hetimi filloi pasi u pikasën lëvizjet e njerëzve që hynin dhe dilnin nga ndërtesa./abcnews.al