Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamjet nga kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheq turistët

schedule13:51 - 23 Prill, 2024

schedule 13:51 - 23 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës. Ai ka thënë se  do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë si Apollonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi apo Elbasani.

Sipas Ramës, kjo hapësirë jo vetëm që do të mundësojë për banorët e Tiranës admirimin e një pasurie kulturore, por dhe do të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë dhe turistë.

“Kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës po formëson një tjetër stacion modern të rrugëtimit të vizitorëve e turistëve gjithnjë e më të shumtë në kryeqytetin tonë të rilindur, ku do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë që gjenden në sitet tona më magjepsëse si Apollonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi, Elbasani, etj

Kjo hapësirë do t’iu mundësojë edhe banorëve të Tiranës e fëmijëve të tyre, admirimin e një pasurie kaq të madhe kulturore të vendit nëpërmjet teknologjisë digjitale, duke e bërë atë të prekshme me sy për qindramijëra njerëz çdo vit”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!