Erdogan krahason Netanyahun me Hitlerin: Nuk do t’i shpëtojë drejtësisë

schedule12:04 - 23 Prill, 2024

schedule 12:04 - 23 Prill, 2024

Recep Tayyip Erdogan e cilësoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si “Hitlerin” e ditëve të sotme, duke theksuar se pala turke “do të vazhdojë të zbulojë të vërtetën dhe të flasë për vrasjet e Izraelit” .

“Ne kemi mbledhur të gjitha dokumentet për krimet e kryera nga Izraeli dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha presidenti turk.

“Të dimë se, Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të mund t’i shpëtojnë drejtësisë. Një ditë, drejtësia me siguri do ta kërkojë llogari për të pafajshmit dhe të shtypurit. Nëse drejtësia nuk e kërkon, do ta kërkojë historia”, përfundoi Erdogan.

Kujtojmë se presidenti turk mirëpriti liderin e Hamasit Ismail Haniyeh në Stamboll të shtunën e kaluar, me të cilin diskutoi përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

Sipas deklaratës së presidencës turke, të dy burrat diskutuan “çështjet që lidhen me sulmet e Izraelit në territoret palestineze, veçanërisht Gazën” dhe “çfarë duhet bërë për të siguruar shpërndarjen e pandërprerë të ndihmës humanitare dhe një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm të paqes në rajon”.

Gjatë takimit, Erdogan tha se “Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes së palestinezëve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!