Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Zikaltërit mposhtën Milanin 1-2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milan.
Merita në titullin e Interit padyshim që ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.
Asllani ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij Interi, derisa bëhet vetëm futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin kampion në Serie A me fanellën e Interit.
Futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është i ndjeri Naim Kryeziu nga Gjakova.
Ai kishte luajtur për tetë vite me Romën, ndërsa kishte fituar titullin e parë në histori të skuadrës italiane në sezonin 1941/42. Futbollisti i dytë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution. Vrioni ishte pjesë e Juventusit në sezonin 19/20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.
Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin. 30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 22/23 ku ishe nder futbollistët kryesorë të kësaj skuadre./ h.ll/abcnews.al