Agjencia kundër korrupsionit e Ukrainës ka thënë se po e trajton Ministrin e Bujqësisë, Mykola Solsky si të dyshuar në një hetim për blerjen e paligjshme të tokës shtetërore me vlerë 5.9 milionë funte.
Solsky ka mbikëqyrur industrinë e grurit gjatë luftës që nga emërimi i tij në mars 2022, shkruan Sky News.
Në një deklaratë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës, tha se kishte zbuluar një skemë të udhëhequr nga një ministër aktual.
Megjithëse Solsky nuk u emërua drejtpërdrejt, ai tha se i dyshuari ishte ish-kryetari i komitetit parlamentar agrar, një post i mbajtur nga Solsky përpara se të bëhej ministër i Bujqësisë.
Nëse konfirmohet, Solsky do të jetë ministri i parë i njohur i qeverisë nën Presidentin Volodymyr Zelensky që do të emërohet si i dyshuar në një rast korrupsioni./abcnews.al