VIDEO | Slavia surprizë e bukur, befason Barçën në Camp Nou

schedule20:59 - 5 Nëntor, 2019

schedule 20:59 - 5 Nëntor, 2019

Janë mbyllur dy sfidat e orë 18:55 në UEFA Champions League, të vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve. Barcelona është shokuar në fushën e vetë, pasi Slavia Prague arriti të marrë një pikë, pas barazimit 0-0. Messi dhe yjet e tjerë katalanas nuk arritën të thyenin mbrojtjen e ekipit çek.

Petr Olayinka luajti 90 minuta në këtë sfidë, duke vënë disa herë në panik mbrojtjen e Barcelonës. Ky barazim e komplikon jo pak grupin F, pasi tashmë, dhe Slavia ka mundësi për t’u kualifikuar. Barcelona mbetet në krye, me 8 pikë, ndërsa Dortmund dhe Interi kanë nga 4 pikë, ekipe që ndeshen sot përballë njëri-tjetrit. Slavia mori pikën e dytë sot, pas barazimit në San Siro.

Ndërsa sfida tjetër, mes Zenit dhe Leipzig, nuk pati shumë surpriza. Ekipi më në formë në Europë, Leipzig, arriti të fitojë pastër 0-2, falë golave të Demme në sekondat e fundit të pjesës së parë dhe Sabitzer, në minutën e 63-të./abcnews.al

Champions League, 18:55

Barcelona – Slavia Prague  0-0

Zenit – Leipzig  0-2
Demme 45+5′, Sabitzer 63′