Një 31-vjeçare kineze pati një fund tragjik kur, në përpjekjen e saj për të bërë foto, ajo ra nga një lartësi prej 76 metrash në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi.
Aksidenti ndodhi në 20 prill në zonën Banyuwangi, e cila së bashku me burrin e saj duke u ngjitur në shpat me një udhërrëfyes për të parë lindjen e diellit nga skaji i vullkanit.
Por teksa 31-vjeçarja ka pozuar për fotot, fundi i saj është kapur në një moment, dhe ajo është rrëzuar. U deshën më shumë se dy orë që shpëtimtarët të merrnin trupin e saj.
Sipas raporteve të cituara nga Daily Mail, trupi i saj do të dërgohet në Bali përpara se të dërgohet në Kinë.
/abcnews.al