Tusk: Vizitat e Sunak dhe Stoltenberg janë pjesë e planit për të rivendosur pozicionin e Polonisë në Evropë

schedule15:24 - 22 Prill, 2024

schedule 15:24 - 22 Prill, 2024

Kryeministri polak Donald Tusk tha këtë të hënë se vizitat e planifikuara të homologut të tij britanik Rishi Sunak dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Poloni janë pjesë e planit që ai vend “të rivendosë pozicionin e tij në Evropë”.

Vizita e nesërme e kryeministrit britanik dhe sekretarit të NATO-s është një vazhdimësi e misionit tim për të rivendosur dhe zgjeruar pozicionin e Polonisë në politikën e sigurisë”, tha Tusk, raporton Reuters.

Ai shtoi se fokusi i tij është kryesisht në sigurinë e vendit të tij.

“Ne jemi në rrugën e duhur. Nuk kam pasur kurrë një përshtypje kaq pozitive që njerëzit në Evropë të dëgjojnë zërin e Polonisë”, theksoi Tusk.

I pyetur në lidhje me mundësinë që Polonia t’i bashkohet nismës për dërgimin e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, Tusk tha se kjo nuk do të ishte e mundur, por shtoi se “ka lloje të tjera armësh që ndihmojnë në mbrojtjen e qiejve” dhe se Polonia “do të jetë aktive“.

Më parë, Tusk deklaroi se Polonia synon t’i bashkohet projektit “European Iron Dome”, domethënë një sistem të avancuar dhe të plotë të mbrojtjes ajrore të bazuar në “Iron Dome” izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!