Aulona Azizi është nxënësja shqiptare që ka fituar konkursin ndërkombëtar në Gostivar pa bërë shkollë muzike. Ajo ka vetëm një vit që studion violinë në kurs dhe arriti të fitojë përballë shumë pjesëmarrësve profesionistë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aulona dhe profesori i saj, Shkëlzen Pajazit, kanë treguar të gjitha detajet nga kjo fitore, duke shprehur lumturinë e madhe që kanë marrë.
“Aulona është një nxënëse e imja prej një viti e pak dhe arriti që në pak kohë ushtrime në violinë, të shpërblehet me çmimin e parë. Kur e dimë që mësimi i violinës është një periudhë shumë të gjatë, pasi për një vit nxënësit duhet të mësojnë mbajtjen e violinës dhe qendrimin.
Ishte një konkurs ndërkombëtar që sivjet kishte pjesëmarrës nga Serbia, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera”, u shpreh profesori.
“Unë ushtrohem 35 minuta në ditë dhe ndonjëherë më rrallë 1 orë. Unë në konkurs mora 95 pikë”, tha Aulona./abcnews.al